Fitorja me Partizanin i kushton katër titullarë Bylisit

Bylisi fitoi me Partizanin por duket se humbi katër titullarë. Bicajn e dëmtuar, por edhe Mëllugjën, Muratajn e Jankun që plotësuan numrin katër të kartonëve të verdhë.

Pa harruar që edhe Franci Ymeralilaj që është dëmtuar një muaj më parë në sfidën miqësore me Luftëtarin ne Gjirokastër nuk do të jetë në këtë ndeshje por me shume gjasa edhe për një periudhë të gjatë.

Mbrojtësi pati një kontroll të gjurit edhe ditën e enjte por duket se nuk i shpëton dot ndërhyrjes për ligamentin kroçiat. Ndaj edhe Bylisit, tashmë që i rikuperohet Antoni pas një periudhe 3 mujore afro larg fushave, duket se i del problem me një tjetër titullar dhe lojtar të rëndësishëm si Franci Ymeralilaj.

Pa Bicajn, Ymeralilajn e dëmtuar apo dhe Mëllugjën e Muratajn, si dhe Jankun Bylisi në Vlorë shkon gjithsesi për të mos humbur.

/Vipsort.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan