Feronikeli vazhdon me strategjinë për talentet, klubi i ofron kontratë lojtarit të akademisë

Feronikeli e ka të qartë strategjinë për merkaton e janarit. Klubi i Superligës së Kosovës ka vendosur t’i japë përparësi talenteve dhe është fokusuar t’i ofrojë një kontratë atyre.

Në ditën e djeshme zyrtarizuan dy afrime të bujshme nga Holanda dhe Belgjika, teksa bëhet fjalë për mbrojtësit 19-vjeçar Simon Loshi, dhe mesfushorin e avancuar 20-vjeçar Kristi Kullaj. Por, sot ka qenë radha për një lojtar të akademisë. Bëhet fjalë për Ardi Qorrin, i cili prej disa kohësh ka vazhduar sëtrvitjen me ekipin e parë.

Megjithatë, futbollisti do të mund të zbresë në fushë vetëm prej muajit janar 2020, teksa firmosi kontratën profesionale. Në këtë formë, klubi ka nisur të ndjekë një politikë të re, teksa shpreson që talentet me energjinë e tyre ta tërheqin Feronikelin drejt sukseseve. /Egi Çabeli-VipSport.al/