sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Federata Spanjolle solidarizohet me Shqipërinë dhe dërgon letër: Na njoftoni nëse keni nevojë për ndihmë

Shqipëria u godit pak ditë më parë nga një tërmet i fortë, duke sjellë dëme të shumta në njerëz. Për këtë tragjedi që goditi vendin tonë, shumë kube futbolli dhe jo vetëm u solidarizuan me Shqipërinë dhe nisën të grumbullojnë ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Së fundmi, në FSHF ka arritur të letër ngushëllimi nga Federata Spanjolle e Futbollit. Presidenti i Federatës, Luis Rubiales ka shprehur ngushëllimet e tij si edhe ka kërkuar nga Federata që të njoftohet për çdo ndihmë që Shqipëria ka nevojë.

Letra:

“I dashur Armand,

U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.

Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.

Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.

Lutem na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.

Gjithë të mirat”, shkruhej në letër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/