sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ekskluzive / Uzuni flet me emra: Në janar pres të bëj hapin e madh, një lojtar nga Superiorja mund të luajë në Kroaci

Myrto Uzuni arriti të bënte një hap të madh duke u larguar nga Laçi, për të firmosur me Lokomotivën e Zagrebit, ndërkohë që pritet të vazhdojë me rritje në karrierë. Këtë e ka zbuluar vetë sulmuesi i Lokomotivës në një intervistë për “VipSport.al”, ku shprehet se pret që në janar të bëjë një lëvizje të madhe.

Sakaq, Uzuni u ndal edhe te Superiorja teksa sheh një garë të hapur për titullin kampion, teksa pranon se nuk është e vështirë që një futbollist i Superiores të bëjë mirë në Kroaci. Nëse ka një të tillë që mund të transferohet pa problem, ai është Regi Lushkja.

Pak ditë më parë u zgjodhe futbollisti i javës. Si ndihesh për këtë vlerësim?
Normalisht ndihem shumë mirë sepse ishte trajneri ai që më dha lajmin se jam përzgjedhur futbollisti i javës.

Cili është objektivi real i Uzunit?
Kam objektiv të shënoj sa më shumë gola dhe të bëj hapin e madh në janar.

A ke nisur ta ndjesh merkaton e janarit për lëvizje?
Unë në çdo merkato jam në qendër të vëmendjes për shkak të ndeshjeve që bëj në Kroaci. Normalisht edhe këtë merkato do të jemi në lëvizje.

Si është të luash me aq shumë shqiptarë në skuadër?
Të luaj me kaq shqiptarë është më e lehtë sepse ne japim 100% dhe jemi ambientuar mirë me njëri-tjetrin. Kemi mbështetje nga stafi, shokët e skuadrës dhe jemi të gjithë njëlloj. Askush nuk e sheh nëse jemi shqiptarë apo kroatë.

Sa e vështirë është për një futbollist nga Superiorja për t’u kthyer protagonist në Kroaci?
Mendoj se nuk është shumë e vështirë sepse nëse punon, në fund i merr frytet e punës që ke bërë.

A e ndjek Superioren? Cila skuadër mendon se e fiton këtë sezon titullin kampion?
Po, e ndjek! Sivjet mendoj se është garë e hapur mes Tiranës, Partizanit dhe Kukësit.

A ka lojtarë të Superiores që mendon se do te kishin sukses edhe atje?
Besoj se Lushkja do të kishte sukses. /Erjon Allaraj-VipSport.al/