Ekskluzive / Sukaj: Ky derbi si asnjëherë më parë. Ju tregoj armën plus të Partizanit dhe kush e zgjidh

Xhevahir Sukaj është një nga ata futbollistë që e njeh shumë mirë derbin e kryeqytetit. Sulmuesi ka shënuar 4 gola në këtë supersfidë të kampionatit shqiptar edhe shpesh ka vendosur fatet e saj, duke qene pjese e rrugëtimit të gjatë që sheh të kuqtë pa humbje.

E megjithatë, sulmuesi i cili aktualisht luan me Flamurtarin, thotë se derbi këtë herë nuk është si më parë, pasi ka shumë risi e situata që e bëjnë të paparashikueshëm. Në intervistën për VIP Sport, Sukaj tregon ndryshimet në përgatitjen e dy skuadrave për derbin, si dhe bën parashikimin mbi atë që mund të jetë personi që do të vendosë këtë duel.

Sukaj, si një njohës e protagonist i derbit të kryeqytetit, si e parashikon këtë sfidë të radhës?
Ky derbi është më shumë i paparashikueshëm tani se sa herët e tjera. E them këtë pasi po luhet për herë të parë në një stadium të madh me një numër më të lartë tifozësh. Të dy palët kanë lojtarë të dëmtuar. Nuk është se mund të bësh shumë parashikime, por Partizani hyn si më favorit”.

Ti këtë sezon ke luajtur kundër të dy ekipeve, këtë përshtypje ke krijuar?
Partizani është shumë ekip më i mirë, patjetër. Edhe te Tirana besoj janë të ndërgjegjshëm se Partizani aktualisht është shumë ekip më i mirë se ai që kanë ata”.

A nuk përbën kjo problem për Partizanin? Deri vitin e kaluar nuk kishte aq shumë trysni por tani vjen si kampion, me pretendime për të dalë përsëri kampion…
Jo, unë kam qenë aty vetë dhe Partizani e përgatit derbin aq mirë, aq qetë, aq pa presion sa e ka pasur armë kryesore në këtë aspekt. Unë kam qenë vetë prezent aty dhe çdo lojtari i komunikohet qartë që është si ndeshja e radhës dhe nuk ka asnjë lloj presioni. Pavarësisht se çdokush e do derbin, e do edhe Partizani, por flitet si ndeshje e radhës dhe drejtuesit e largojnë komplet presionin nga lojtarët. E kundërta ndodh nga ekipi i Tiranës me çfarë kemi kuptuar e dëgjuar kur ishim pjesë e Partizanit dhe e kemi ditur se si funksionon. Ndaj te pjesa e organizimit, nga mënyra se si e përgatit derbin, Partizani patjetër e bën shumë më mirë se sa Tirana dhe e ka armë plus”.

Realisht, a ka shumë diferencë mes Partizanit dhe Tiranës, nga ajo që ke perceptuar ti edhe në fushën e lojës?
Jo, nuk ka shumë diferencë. Për mua Tirana, pavarësisht se ku është, në fund të kampionatit e shoh  në mes të tre vendeve të para, e shoh edhe atë lart. Po kalon një periudhë të keqe, siç mund t’i ndodhë edhe Partizanit, po humbi nesër mund t’i ndodhë një periudhë e keqe. Tirana po kalon një moment jo të mirë e normalisht që ndikon, por në momentin që do ta kalojë, mendoj se do të ngrihet lart se bërthamën dhe lojtarët iu ka. Për mendimin tim, Tirana do të jetë në tre vendet e para dhe nuk ka shumë diferencë, aq më tepër që në derbi nuk njihen shumë diferencat. Por përgatitja, ajo ideja që ka 4 vite pa humbur, janë disa gjëra plus për Partizanin që i japin një shtysë më tepër dhe e favorizojnë më tepër në këtë pjesë”.

Në fund pyetja që tashmë është bërë e zakonshme për ty, kush e zgjidh derbin?
Mendoj që e zgjidh Çinari. Është e dyta herë që e gjej fiks dhe këtë herë jam më i bindur se herën e parë. Mendoj se do ta zgjidhë ai”. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan