Ekskluzive / Sina: Te Tirana nuk e ka fajin trajneri, të gjejnë kush nxjerr informacionet

Tirana po kalon një moment të vështirë dhe kur ende nuk është mbyllur faza e dytë e kampionatit, është larguar edhe trajneri i dytë. Pas Ardian Memës, u largua edhe Julian Ahmataj dhe për ish-mbrojtësin e Tiranës, Elvis Sina, fajin nuk e ka trajneri apo futbollistët.

Në një intervistë për “VipSport.al”, Sina u shpreh se te Tirana janë problemet më të thella dhe duhet mbajtur përgjegjësi. Ai shprehet se drejtuesit duhet të gjejnë njerëzit që nxjerrin informacionin nga klubi teksa shtoi se për të ardhmen duhet një trajner me një kontratë të paktën 5-vjeçare. Sa i përket titullit kampion, Sina thotë se duhet rishikuar ky objektiv sepse vetëm sa shton presionin në skuadër.

Sina, Tirana po kalon një moment të vështirë. Si e komentoni?

Realisht më vjen shumë keq për situatën e krijuar te Tirana. Nuk e di se çfarë po ndodh aty në klub, por di që është një moment negativ dhe që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt. Nuk mendoj se është faj i trajnerit apo i futbollistëve. Është një problem më madhor në klub.

Çfarë problemi?
Po ja, aty askush nuk merr përgjegjësi për atë që i takon. Prishet një punë dhe duke mos e marrë askush përsipër, shkon duke prishur punë të tjera dhe kthehet në zinxhir. Secilit duhet t’i përcaktohen detyrat e tij dhe për detyrën që ka, duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk zgjidhet duke larguar trajnerët.

Julian Ahmtaj nuk ishte sot në stërvitje. Cili mendon se do të jetë i duhuri?

Kam lexuar në media për Maganin, Starovën e Devollin dhe thuhet se Devolli do të jetë trajner. Mua më vjen mirë nëse zgjidhet Devolli por nuk mund t’i kërkohet trajnerit të ri asgjë për ndeshjen e radhës në derbi sepse as Devolli dhe askush nuk mund të ndryshojë gjë në kaq pak ditë. Nëse largohet Juli, që sërish mendoj se është shumë gabim largimi i tij sepse vetëm 3 javë më parë mori drejtimin, atëherë duhet menduar mirë zgjedhja tjetër. Duhet të vendoset një plan për trajnerin e ri, të mendohet një zgjidhje për situatën dhe t’i ofrohet një kontratë 5-vjeçare. Nuk duhet të ketë kontratë më poshtë se 5 vjet. Pastaj, duhet të rishikohen edhe një herë objektivat dhe të ulet presioni.

Po thoni që edhe objektivat e vëna ndikojnë për keq?

Shiko, nuk duhet menduar se kemi 100-vjetorin dhe do të dalim kampion. E kuptoj mirë që matematika e mban në lojë për titull, por nuk duhet menduar kjo gjë. Duhet një objektiv më i ulët sepse në këtë mënyrë ulet presioni te futbollistët, ulet presioni nga tifozët sepse edhe ata duke dëgjuar çdo ditë fjalën titull, e kanë zhgënjimin më të madh kur ka rezultate negative. Sot ke 100 vjetorin, nesër 101 vjetorin, një ditë tjetër 110 vjetorin. Nuk fitohet titulli kështu!

Pastaj, nuk janë vetëm objektivat por edhe mënyra si pasqyrohen gjërat në media. Gjithçka ndodh në klub, lexohet në gazeta. Duhet të gjenden kush janë këto persona që publikojnë gjithçka. Duhet kuptuar se çfarë ndodh në familje, mbetet dhe zgjidhet në familje. Tirana ka një problem të madh me stafin teknik sepse duhen njerëz që janë të botës së futbollit, duhen ish-futbollistë dhe njerëz që e kuptojnë mirë se çfarë ndodh aty. Më vjen realisht keq për këtë situatë të krijuar në klub.

Si mund të zgjidhet kjo situatë e krijuar?

Zgjidhet duke gjetur kush nxjerr informacionin. Zgjidhet duke vënë një staf të aftë që e kupton mirë situatën. Edhe presidenti ka fajin e vet. Nuk mund të dalë presidenti në media dhe të flasë. Është president, jep rrogat, kërkon llogari për situatën e krijuar dhe kaq! Nuk është e nevojshme të dalë dhe të flasë për gjithçka. Realisht më vjen keq dhe shpresoj të zgjidhet sa më shpejt sepse është një situatë realisht e vështirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan