sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ekskluzive / Lamtumirë Luftëtar, mbrojtësi titullar largohet përfundimisht nga gjirokastritët

Një tjetër futbollist i jep lamtumirën Luftëtarit, duke u larguar pa pritur merkaton e janarit nga gjirokastritët. Skuadra e drejtuar nga Jorgos Marantas po fundoset gjithnjë e më shumë në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe në një situatë të tillë, lojtarët një nga një po e braktisin atë, duke menduar se nuk ka më kthesë në pjesën e dytë të sezonit.

Lojtari i radhës që i ka dhënë sot përfundimisht lamtumirën ekipit gjirokastrit është greku Paraskevas Prikas. I afruar gjatë merkato së verës dhe i cilësuar si një titullar nga trajneri Marantas në planet e tij për këtë ekip, 21-vjeçari nuk la shumë shenjë në radhët e këtij ekipi në 9 ndeshjet ku ka veshur fanellën e Luftëtarit.

Prikas ka takuar sot drejtuesit e klubit dhe pasi ka arritur akordin me ta, ka marrë lejekalimin për të dalë lojtar i lirë, duke udhëtuar menjëherë drejt Greqisë për t’i dhënë fund eksperiencës shqiptare. Kjo ul edhe më shumë numrin e alternativave në dispozicion të Marantas, në një pjesë të sezonit ku duhet kontributi i sa më shumë lojtarëve pasi kalendari i ndeshjeve është i ngjeshur. /vipsport.al/