Ekskluzive / Kërkoi ndërprerjen e kontratës me Kukësin, Limaj: Nuk lëviz brenda Superiores

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhme e karrierës së Vesel Limajt. Mesfushori i Kukësit, pasi ka spikatur duke u kthyer në një element nga më të vlerësuarit në Kategorinë Superiore, ka depozituar në FSHF kërkesën që të shpallet lojtar i lirë.

Në një intervistë për VIP Sport ai shpjegon se pse ka bërë këtë lëvizje, duke insistuar se ekipin aktual nuk do ta tradhtonte për një skuadër tjetër në Superiore, edhe nëse i mbërrin një ofertë e tillë në janar.

Vini nga një fitore ndaj Tiranës dhe jeni tani në vendin e dytë. Sa besim ju jep për të ardhmen?
“Normalisht që ishte fitore kundër një ekipi cilësor dhe me plot meritë. Besimi nuk na ka munguar në asnjë ndeshje, thjesht tani është grupi i plotë dhe besoj se do ketë vazhdimësi dhe rritje loja jonë”.

A ishte ndeshja ndaj Tiranës fytyra e vërtetë e Kukësit këtë kampionat?
“Sa i përket fytyrës së vërtetë të Kukësit mendoj se ekipi ynë ka kapacitet të bëjë edhe më shumë se në ndeshjen kundër Tiranës pavarësisht se dominuam gjithçka”.

Këtë javë prisni Teutën por luhet edhe derbi. Si të pëlqen të përfundojë derbi?
“Me Teutën na pret një ndeshje e vështirë, luajnë me një mbrojtje të fortë dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin. Sa i përket derbit, mendoj që do jetë një spektakël duke marrë parasysh edhe kushtet që ofron stadiumi i ri. Do më pëlqente të mbyllej barazim”.

Kalojmë pak në aspektin personal, së fundmi keni depozituar kërkesën në FSHF për të mos rinovuar kontratën. Keni ndonjë plan konkret për të ardhmen?
“Sa i përket kërkesës së depozituar, thjesht kam respektuar një nen në kontratë që duhej ta lajmëroja institucionin që ajo të mos vazhdohej automatikisht. Kurse për të vazhdimësinë do bisedoj brenda javës së ardhshme  me Kukësin e pastaj do vendos”.

A është në planet e Limajt një lëvizje brenda kampionatit?
“Nuk mendoj të lëviz brenda kampionatit sepse Kukësi është ekip shumë serioz e i organizuar mirë dhe çdo vit luan për trofe”.

Më parë keni thënë se ëndërr është Gjermania. Po tjetër, cilin kampionat sheh si të përshtatshëm nëse largohesh nga Superiorja?
“E kam thënë që ëndërr është Gjermania sepse aty kam filluar hapat e parë mirëpo mendoj se për moshën dhe momentin që po kaloj tani, do më përshtateshin kampionate si i Holandës apo Belgjikës për hapa më të sigurt në karrierë”. /Erjon Allaraj/vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan