Ekskluzive / Abilaliaj analizon derbin dhe i jep “recetën” Tiranës: Vetëm 3 skuadra shkojnë deri në fund

Nesër do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës dhe për herë të parë, një ndeshje e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, i inauguruar vetëm pak ditë më parë. Tirana vjen nga probleme të shumta sepse pak ditë më parë u largua trajneri, teksa edhe Partizani vjen nga një humbje në Ballsh.

Megjithatë, derbi nuk njeh skuadër favorite teksa në një intervistë për “VipSport.al”, ish-sulmuesi Arbër Abilaliaj e sheh Partizanin më mirë në këtë ndeshje. Sa i përket problemeve të Tiranës, ai u shpreh se me zgjidhjen e tyre, do të merrte edhe kampionati një rrugë tjetër ndërkohë që ka dhënë edhe një recetë për bardheblutë. “Ata që do të kenë minutat, duhet të jenë të zotët e fushës”, ishte këshilla e Abilaliajt për formacionin bardheblu.

Nesër luhet derbi i kryeqytetit. Si i shihni skuadrat deri në këtë pikë të sezonit?

Tirana ka oshilacione dhe shumë probleme. E nisi mirë por po vuan në çdo drejtim ndërsa Partizani më pak. As Partizani nuk është në momentin më të mirë por e ka ngritur lojën dhe e ka marrë disi veten. Them se Partizani vjen më mirë në këtë ndeshje.

Cila skuadër mendon se do ta fitojë?

Nuk mund të bëj parashikim por them se Partizani shprehet më mirë. Tirana në fund nuk la shije të mirë në paraqitjen e saj, por me atmosferën në stadium dhe rëndësinë e ndeshjeve do të jetë diçka tjetër. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe fiton ai që gabon më pak dhe shfrytëzon më shumë rastet që do t’i jepen.

Çfarë nuk po shkon me Tiranën që krijohen situata të tilla?

Mendoj se është më shumë çështje menaxheriale e situatës. Nuk është mirë ndryshimi i trajnerit sepse u largua i dyti dhe skuadra po drejtohet nga një trajner i portierëve. Nuk është momenti më i mirë për të përballuar një ndeshje të tillë. Në situatën aktuale, lojtarët që do të luajnë duhet të jenë të zotët e fushës për të dhënë më të mirën për klubin sepse ka ndeshje të rëndësishme.

Sa ndikim mund të ketë kjo ndeshje në objektivat e skuadrave?

Është shumë shpejt për të folur për objektiva por mund të konkretizojë diçka dhe skuadra të marrë vetëbesim dhe sinjal për vazhdimësi dhe rrugën që kanë nisur. Më shumë i duhet Tiranës për momentin që kalon sepse Tirana ka vështirësi.

Po sa i përket kampionatit, kë shihni si favorit që mund të triumfojë në fund?

Deri më tani shoh Kukësin, Partizanin e Tiranën nëse zgjidh problemet me futbollistët, trajnerët, stafin dhe të gjithë. Kurse për të përballuar kampionatin deri në fund shkojnë këto skuadra që përmenda më lart duke parë organikën që kanë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan