Edi Reja si në kohën kur mori Kombëtaren: Nuk kam kontakte me Napolin, do të vij edhe të martën

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja është duke kaluar pushimet në Itali dhe ende nuk është vendosur asgjë për të ardhmen e tij duke qenë se kontrata me Kombëtaren i ka përfunduar. Pavarësisht se palët kanë rënë dakord për rinovimin e saj, ende nuk janë konkretizuar gjërat për rinovimin e tij.

Emri i Edi Rejës po lakohet tashmë në kampionatin italian duke qenë se shihet si pasuesi i Karlo Ançelotit te skuadra e Napolit. Napolitanët po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe kanë disa javë që nuk fitojnë teksa edhe dje u ndalën në një barazim 1-1 kundër Udinezes, aty ku në tribunë ishte edhe Reja.

I kontaktuar nga mediat, trajneri italian u shpreh se nuk ishte aty për të marrë drejtimin e Napolit dhe shtoi se nuk ka pasur kontakte. Në fakt, diçka të tillë e ka thënë Reja edhe në kohën kur ishte në Shkodër për të ndjekur Shqipërinë kundër Turqisë. Ai u shpreh se kishte ardhur për të vëzhguar lojtarë por pak javë më vonë, mori drejtimin e Shqipërisë.

“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i veçantë dhe isha në stadium për ndeshjen ndaj Udinezes. Është situatë e vështirë por jam i bindur se me aftësitë që ka, Ançeloti do ta zgjidhë vetë këtë situatë. Do të jem edhe të martën për të përshëndetur Hamshik”, tha Reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan