Edi Reja: Grezda kërkoi falje por ishte vonë! Xhakën e kam në plane për të ardhmen

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ishte i ftuar në emisionin “Presing”, aty ku shtoi se erdhi vonë në krye të Kombëtares por njëkohësisht pranoi se nuk mund të ishte më herët. Reja u ndal edhe te takimi me Dukën, teksa zbuloi dhe objektivin tonë.

“Kemi folur për perspektivën tonë në të ardhmen. Më para nuk mund të isha trajner. Është e rëndësishme të jesh nga fillimi sepse hyra në një moment kur skuadra ishte e projektuar. Humbëm kohë me fillimin e ngadaltë dhe bëmë disa ndeshje të mira por kishim defekt me Andorrën.

Europiani? Nuk mund ta parashikoj. Mund të bëja më mirë por edhe më keq sepse nuk ka siguri në futboll. Ka gjithmonë pikëpyetje. Për mënyrën si e bëmë periudhën, them se skuadra reagoi pozitivisht dhe djemtë kishin shumë entuziazëm. Kishim temperamanet të mirë dhe paraqitje të mira me më shumë gola. Kemi gjetur bashkësi që më ka bërë të lumtur.

Botërori? Do të jetë e vështirë sepse ka skuadra të mëdha. Është objektivi ynë dhe duke folur me presidentin, duhet të mendojmë për pas 4 vitesh. Duhet të jemi të përgatitur dhe kompetitiv. Janë kualifikueset e Botërorit duhet të përmirësohemi më shumë. Duhet të mundohemi për përmirësim më të mirë dhe këtë fola sot me presidentin. Duhet parë perspektiva me U17, U19 dhe Shpresat. Dua të lë një gjurmë dhe diçka të ndërtuar. Dua të ketë tavolinën gati për të punuar.

Jemi në fazë ndërtimi dhe kemi përmirësuar shumë por duhet përmirësuar më shumë. Duhet vëmendje dhe duhet të jesh inteligjent në anën taktike sepse të tjerët janë para dhe duhet përmirësim. Kam folur me djemtë dhe duhet të përmirësohemi. Kemi bërë gjëra pozitive. Jemi në pushim dhe do të kalojë një kohë ku do të shohim ndonjë tjetër shqiptar.

Çdo njeri ka llojin e vet të drejtimit. Qëndrimi që mbaj në klubet ku kam qenë, jam demokratik për respektin. Ka nevojë për respekt dhe jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj shokëve të skuadrës. Shpresoj dhe është e rëndësishme që skuadra ta ketë kuptuar. Janë inteligjentë dhe e kuptojnë se duhet të sillen seriozisht dhe kërkoj respekt. Kur stërvitemi nuk dua qëndrim vuajtjesh dhe jemi përmirësuar shumë. Dua të falënderoj trajnerin Starova për besimin që më dha dhe shpresoj ta shpërblej. Të them të vërtetën, edhe në këtë moment të kualifikimeve, nëse bënim një pikë në Islandë ku nuk meritonim humbje, ndërsa në Turqi edhe meritonim fitore. Pësuam gol në fund por humbëm rast të pafalshëm. Do të ishim në garë dhe ishte ndeshja me Andorrën.

Është turp ajo ndeshje sepse një Shqipëri që humb me Andorrën, nuk mund të ekzistojë. Pësuam nga dy kundërsulme sepse ata erdhën për t’u mbrojtur dhe nuk u treguam të aftë për t’i përmbajtur. Diçka nuk shkoi dhe nëse nuk arrin të kapësh në kohë ose t’i ndërhysh kundërshtarit, nuk mund të pësosh gola të tillë sepse ka mungesë vëmendje. Të gjithë menduan Francën dhe e nënvlerësuan Andorrën. Nuk donin të dëmtoheshin sepse donin debutim në stadiumin e ri. Nuk duhet të ekzistojë diçka e tillë.

3-5-2? Sigurisht që mund të luajë sepse e provova në fillim kur erdha. Edhe pse moduli i preferuar është 4-3-3 dhe e kam kalë beteje. Gjeta një skuadër pa ekuilibër dhe doja të sillja ekuilibër. Dua 2 sulmues qendror dhe 3 mesfushorë qendre. Ne kemi shkuar gjithmonë 1 futbollist më shumë në sulm sepse mbrojmë 5 veta dhe sulmojmë 5 veta. Mund të ketë Hysaj në një krah e Roshi në tjetrin, mund të mbrojnë në krah por janë edhe në sulm. Hysaj mund të kalonte mbrojtës i majtë ose Gjimshiti i djathtë. Kemi bërë ndeshje pozitive. Është e pamundur të luash me mënyrë që nuk i ke në karakteristika. Një futbollist që mund të bëjë një rol të caktuar. Interi po luan me 3 dhe Kandreva ka rolin e mbrojtësit. Nga ana tjetër ishte në krah një qendërsulmues që ka luajtur me Bylisin. Lojtarët janë të lumtur me këtë modul sepse janë të mbuluar mbrapa. Edhe gabuam shumë por këto situata nuk varen nga moduli i lojës.

Hysaj në skemën e re? Vetë Hysaj ma kërkoi ta bënte atë rol kurse Roshi më tha që donte të bënte sulmuesin. Në atë rol mund të bëhet sulmuesi sepse mund të bëjë të gjithë krahun. Roshi është sulmues jo i përshtatshëm për të luajtur me shpinë sepse do hapësira para dhe për të sulmuar. Unë i provoj skemat në stërvitje. Është e vështirë që një trajner të imponojë një linjë sepse nuk i ke lojtarët çdo ditë. Duhet të insistosh për të gjetur zgjidhje dhe ndonjëherë i kemi gjetur. Ndjej një skuadër të vërtetë. Nuk gjeta një skuadër kompakte.

Përgjegjësia për kontratën? Në karakterin tim dhe formimin tim, e ndjej përgjegjësinë edhe pse ka kohëzgjatje të ndryshme. E pranova këtë detyrë sepse presidenti ma propozoi dhe do të doja të rrija më shumë. Edhe pse nuk jam i ri, do të jem deri sa të jem në gjendje ta bëj këtë punë me përgjegjësinë e duhur. Kam një staf mbrapa dhe kemi formuar një grup të jashtëzakonshëm dhe po punojmë për perspektivë dhe mund të bëjmë punë të mirë.

Tërmeti dhe ndihma? Unë nuk jam tip që më pëlqen të flas për atë që bëj. Ishte tragjedi dhe më erdhi shumë keq për personat që humbën të dashurit. Ka shtëpi të dëmtuara dhe jo të banueshme. Kam folur me disa inxhinierë dhe ka probleme me terrenin. Uroj që këta persona që janë pa shtëpi, të gjejnë një shtëpi. Do të më pëlqente të rindërtoheshin sa më shpejt. Kemi pasur probleme më Akuila dhe atje u la pas dore. Duhet stabilitet dhe kush ka mundësi të japë një dorë dhe të ndihmojë, duhet që këta njerëz të gjejnë një shtëpi sepse pa shtëpi humbet familja. Duhet të bëjmë të pamundurën për të rindërtuar vendin.

Kemi një plan 4-vjeçar sepse ka futbollistë që shkojnë te të 30-tat dhe duhet diskutim për Botërorin. Nëse ka lojtarë që mund të propozohen nga Shpresat si Manaj, Gjasula apo Bare, i pashë nga afër dhe i futa në këtë grup duke bërë një grup të mirë. Mund të bëjnë edhe më mirë dhe këta lojtarë duhet të më japin skeletin e skuadrës. Nëse ka lojtarë të rinj do t’i fus. Po kërkoj në gjithë Europën. Është punë e gjatë dhe po shoh dyvjeçarin. Nëse kemi lojtarë gati, do t’i afrojmë.

Rinovimi i skuadrës apo kualifikim? Në këtë moment rinovimi nuk mund të jetë total por gradual. Duhet një skelet dhe skuadër e formua. Gjimshiti, Veseli janë të rinj. Roshi mund të ecë, kemi Hysajn. Memushaj ka një farë moshe dhe duhet zgjidhje. Bare është shumë i ri. Xhaka mund të rikthehet për të ardhmen. Çikalleshi ka formë por i nxjerr 3 vjet. Jemi munduar për lojtarë të rinj. Kemi një skuadër të mirë me 20 lojtarë. Duhen 3-4 të tjerë.

Grezda dhe Xhaka? Rasti i Grezdës ishte zgjedhja e tij. Kur më tha se donte të rrinte jashtë, i thashë është i lirë. Duhet të provoj disa për t’i kontrolluar. Kishte pretendime por u largua. Më kërkoi falje por ishte vonë. Ishte zgjedhje personale.

Xhakën e thirra por kishte problem siç më komunikoi dhe atë moment bëmë zgjedhje të tjera. Xhakën e kam në projekt. Nëse i përgjigjet grumbullimit, OK! Nëse nuk i përgjigjet është problemi i tij. Do të shoh për Grezdën si do të ecë me skuadrën e tij.

Grumbullim për të ndihmuar në merkato? Ne i shohim të gjithë futbollistët dhe nëse kam 3 lojtarë në një rol, do të zgjedh 2. Jam munduar t’i jap hapësirë të gjithëve dhe vetëm Mihaj nuk ka luajtur sepse jemi të mbuluar. Mavraj ka pasur dëmtim dhe në grumbullimin e fundit kishte ndrydhje në krah dhe u këshillua ndërhyrja. Duhet të shohim nëse Mavraj do që të vijë në Kombëtare. Selmanin duhet që ta shoh. Kastrati po luan me Peskarën dhe po bën mirë. Kemi lojtarë në organikën e të rinjve.

Armando Broja? Është një lojtar që luan me të rinjtë e Çelsit dhe nuk është gati për të luajtur në nivel Europian. E kam parë nga afër dhe e kam krahasuar me të tjerët. Fizikisht është mirë dhe merr topin por nuk sulmon mirë hapësirat. Duhet të përmirësohet në këtë aspekt.

Kampionati shqiptar? Trashi që kur ka ardhur në stërvitjet e para më ka pëlqyer dhe e kam pasur në konsideratë. Nuk e kam thirrur në çdo grumbullim dhe i kam kërkuar të ketë durim. Është cilësor, pranoi momentin e tij dhe luajti mirë. Po shohim nëse ka ndonjë rast tjetër ku mund të luajë. Kur kam mundësinë, vij dhe kur jam impenjuar duke parë lojtarë në Europë. Bulku më thërret në ndeshje të rëndësishme dhe punojmë. Kemi takimet tona dhe shkojmë në Europë shohim të rinj, studiojmë ato që janë gati dhe të gjithë janë të monitoruar, si ato në Shqipëri. I kam skedat e atyre.

Çekiçi? Është një lojtar me dhunti në anën teknike dhe një rol që nuk e kam kuptuar tamam, nëse është qendre apo trekuartist. Godet mirë në gjuajtjet standarde. Jemi aty duke e ndjekur dhe nëse përmirësohet nga ana fizike edhe pak dhe nga grinda, do të ishte më mirë.

Lider në fushë? Duhet të ketë shumë lidera sepse unë flas me skuadrën. Kemi drejtim demokratik të skuadrës. Drejtim autoritar por edhe drejtim të liderit të momentit dhe duhet të jetë ai më në formë dhe më në gjendje dhe që ndiqet nga të gjithë.

Porta? Është problem i madh sepse nuk di kë të zgjedh. Janë dy të mirë dhe nuk e dalloj cili është më në formë. Me mua kanë luajtur 4 njëri dhe 4 tjetri. Kanë pasur mundësi të dy dhe dua të mbaj këtë lojë. Do të luajë ai që mendoj se është më në formë sepse porta është ndryshe dhe duhet besimi i trajnerit. I jap besim të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Seria A? Lacio më pëlqen sepse po luan mirë dhe në këtë moment ka rigjetur lojtarët e rëndësishëm. Ka skuadër të rëndësishme dhe bravo Igli Tare sepse ka aftësi të veçantë për të gjetur lojtarë. Luan më mirë se Juventusi dhe e meritoi fitoren.

E ndjej dashurinë për këtë kombëtare. Ka refuzuar mundësi të tjera sepse kam qenë trajner 38 vjet dhe kjo eksperiencë po më ekzalton dhe është shumë e mirë dhe më jep kënaqësi të veçantë”, tha Reja. /VipSport.al/