sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Edhe Skënderbeu i kthehet normalitetit, skuadra zbarkon nesër në Durrës

Situata e rëndë në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit ka detyruar edhe skuadrën e Skënderbeut të qëndrojë larg qytetit bregdetar dhe të mbetet në Korçë në pritje të rifillimit të kampionatit. Por tashmë me situatën e qetësuar dhe me një duel shuëm domethënës ndaj Teutës që e pret këtë fundjavë, duket se situata është normalizuar disi në radhët e kësaj skuadre.

Fati e desh që kjo javë e parë pas ndërprerjes të vërë përballë në “Niko Dovana” Teutën dhe Skënderbeun, me këtë të fundit që e ka Durrësin si shtëpinë e dytë pasi është shpesh i grumbulluar aty e në muajt e ftohtë të vitit, ndodh që zhvendoset drejt Korçës vetëm për të luajtur ndeshjet. Ndaj për të dy ekipet do të jetë një sfidë e veçantë, në një moment të vështirë për qytetin bregdetar, e do të shërbejë si një sinjal që ai t’i kthehet sadopak normalitetit.

Klubi ka bërë të ditur se sot ka mbyllur përgatitjet e fundit për këtë sfidë, ndërsa që nga dita e nesërme do të jetë në Durrës, për të vazhduar atje përgatitjet e fundit për duelin e të dielës. /vipsport.al/