E vlerëson edhe La Liga, Sadiku në formacionin më të mirë të javës

Dy golat e shënuar në fundjavë në kampionatin spanjoll e kanë bërë Armando Sadikun shumë shpejt një emër të njohur jo vetëm për tifozët e Malagas, por në të gjithë kampionatin spanjoll ku tani po shihen qartësisht vlerat e sulmuesit shqiptar. Pasi ka kaluar mirë periudhën e ambientimit, Sadiku po fillon të lërë shenjë rregullisht dhe këtë javë, për herë të parë, ai e sheh veten mes të përzgjedhurve të La Liga për ekipin më të mirë të javës.

La Liga përpilon çdo javë formacionin ideal për kampionatet e saj dhe në La Liga 2, Sadiku është këtë javë si partneri i sulmit me Kristian Stuanin e Zhironës, në një repart të avancuar që nuk do të ishte aspak keq as në elitën e futbollit spanjoll.

Për Sadikun ka arritur në 6 numri i golave të shënuar në këtë edicion me fanellën e Malagas, ku ka një detyrë të vështirë pasi duhet të bëjë repart i vetëm, meqë në klub nuk kanë sulmues të tjerë në nivelin që kërkohet. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan