sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E shohin si kandidat për stolin e Tiranës, Starova mburr Partizanin para derbit

Sulejman Starova është një nga specialistët e futbollit që ka një karrierë të gjatë edhe si “timonier”, madje duke drejtuar ekipet më në zë të vendit dhe duke fituar shumë trofe. Nga Tirana te Partizani, Besa, Teuta, Laçi dhe Kukësin…

Tashmë në rolin e specialistit, ai analizon derbin që luhet të premten në orën 19:00, i veçantë pasi do të zhvillohet në një stadium të ri që mund të sjellë një atmosferë të paprovuar ndonjëherë për një ndeshje të atillë.

Në intervistën që ka dhënë për “Rtshsport”, Sulejman Starova ka pohuar: “Në qoftë se lojtarët e të dyja sfidave bëjnë më të mirën dhe tifozeritë duan që të bëjnë dekore sa më të bukura, spektakli është i garantuar në derbi. Sa i përket derbit në fushë, Partizani ka sulmin e shpejtë, ndërsa Tirana është më ndryshe në këtë aspekt. Natyrisht që Partizani ka shfaqur dobësi në armën e vet më të fortë atë defensive. Tirana ka një mungesë të madhe që është Hasani, për mua lojtari më i miri i tyre dhe që ka shfaqur stabilitet në ndeshjet e fundit. Mungesa e Telushit në këtë derbi do të zëvendësohet nga Romero. Janë dy lojtarë me tipare të ndryshme, por kjo është situata para derbit…”.

Favoriti

I pyetur se kë sheh si favoritë deh çfarë mund të ndryshojë ky derbi për dy ekipet që vijnë nga dy humbje në javën e shkuar, Starova ka pohuar: “Derbi nuk ka favoritë. Një fitore i bën mirë Partizznait që i rikthehen anën psikologjike, ashtu sikurse edhe për Tiranën është një plus i madh për gjendjen ku ndodhen aktualisht dhe situata e ditëve të fundit pa trajner. Nuk besoj se do të ndikojë fakti që Partizani ka 6 vite që fiton derbi. Tirana duhet që të fitojë për ecurinë në të ardhmen dhe e kaluara nuk do të ndikojë në derbi”.

Skuadrat

Starova flet edhe për situatën e skuadrave në prag të këtij derbi. “Partizani, me organikën që kishte vjet i shtoi edhe më shumë cilësi dhe konkurrencë sidomos në verën e shkuar me merkaton që bëri. Mori lojtarë kualitativ dhe ndoshta pritej më shpejt marrja e formës optimale. Nuk e kanë marrë të plotë por ka elementë dhe dalëngadalë do të jenë aty ku duan fansat e Partizanit sepse elementët i ka”.

Lerda

Sipas Starovës, ndryshe nga Tirana që ka një çështje trajneri, nuk e sheh situatën të tillë te Partizani, një klub që ai e  njeh mjaft mirë. Sipas “Bobit”, pavarësisht se ka polemika, lojtarët e duan trajnerin Lerda që bën një punë si profesionist: “Shikoni se si shkojnë te Lerda lojtarët kur festojnë, të gjithë te trajneri. Pra, ka harmoni dhe të gjithë festojnë me trajnerin që duket punëtor dhe profesionist duke e trajnuar dhe drejtuar mirë skuadrën”, – tha “Bobi” ndër të tjera.

Tirana

Ditët e fundit është folur edhe për Sulejman Starovën, si një nga kandidaturat për të marrë stolin e Tiranës. Por, vetë “Bobi” e mohon një gjë të tillë dhe sipas tij: “Media, sapo largohet apo shkarkohet një trajner, ata që janë pa skuadër i hedh si kandidatura të mundshme. Jam njohur nga media dhe nuk kam asnjë kontakt aktualisht nga Tirana. Kjo është situata ime në lidhje me Tiranën”, – tha Starova në fund të prononcimit.

E. Saliu/Vipsport.al/