sex hikayeleri porno izle kartal escort

E prapambetura, Kategoria e Dytë / Kamza pëson “poker” nga Vora në shtëpi!

Sot është luajtur ndeshja e prapambetur e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku Kamza ka pritur Vorën. Takimi ka përfunduar me fitoren me rezultatin 1-4 për skuadrën e  Vorës.

Kamza vazhdon që të zhgënjejë dhe kjo vjen si rrjedhojë edhe e organizimit me vonesë të klubit të periferisë së kryeqytetit që diskutonte mospjesëmarrjen në garë edhe në Kategorinë e Dytë këtë sezon, duke qenë se vjet u përjashtua nga Superiorja.

Kamzalinjtë pritet që të bëjnë disa përforcime në merkaton e janarit në mënyrë që të mos rrezikojnë rënien, por do të mendojnë që të ndërtojnë një ekip që në sezonin e ardhshëm të hyj në garë me synim që të ngjitet në Kategorinë e Parë.

Vora me këtë fitore është rikthyer në vendin e parë dhe duket se ngjitja apo rikthimi është vetëm çështje kohe, nisur nga përbërja e skuadrës apo dhe synimet dhe financat që janë të garantuara…

E.S./Vipsport.al/