E ndjekin të gjithë përveç Bajernit, bavarezët i kthejnë shpinën Poçetinos

Mauricio Poçetino është shkarkuar vetëm pak javë më parë nga drejtimi i skuadrës së Totenhem por për momentin është një nga emrat më të ndjekur mes trajnerëve që janë të papunë. Tekniku argjentinas ka bindur me atë që ka bërë me londinezët, edhe pse në fund e mbylli me një shkarkim pak muaj pas fillimit të sezonit.

Ndaj shumë klube të mëdha e shohin me prioritet për të ardhmen, duke u bërë gati t’i ofrojnë mundësinë që të drejtojë projektet e tyre. Për çudinë e të gjithëve, duket se Bajern Mynih është tërhequr shumë shpejt nga kjo garë, edhe pse shihej mes kandidatëve më të mundshëm për të firmosur me Poçetinon.

Sipas “Bild”, drejtuesit e klubit as që e kanë marrë në konsideratë idenë për të afruar argjentinasin, duke mos e cilësuar kurrë një kandidat, pasi nuk e shohin atë si një trajner i cili mund të përshtatet me filozofinë e futbollit gjerman. Ekipi për momentin i është besuar Hansi Flik dhe me qetësi do të shihet gjatë pauzës së dimrit nëse ai do të vazhdojë të jetë në drejtim apo jo. Por tashmë duket e sigurt se emri i ri, në rast ndryshimi, nuk do të jetë ai i Poçetinos. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan