E bujshme! Drejtuesit e Interit takohen me presidentin e Veronës, diskutohet për Kumbullën dhe Rrahmanin

Marash Kumbulla është kthyer në objektivin e shumë skuadrave në kampionatin italian teksa me paraqitjet e tij ka bërë që të kthehet në protagonist absolut duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme si edhe duke shënuar një gol. Së bashku me Amir Rrahmanin, kanë formuar një mbrojtje që ishte ndër më të mirat në Itali, por një dëmtim e la jashtë disa javë Kumbullën.

Ndërkohë, “fcinternews.it” raporton se në Milano ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit të Veronës, Mauricio Seti dhe drejtuesve të Interit. Zikaltërit kanë prioritet 3 futbollistë nga skuadra e Veronës dhe fillimisht është marokeni Sofian Amrabat ai që po spikat dhe për të cilin ka interesim edhe nga të tjera skuadra. Verona kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Ndërkohë, në tavolinë janë edhe emrat e dy mbrojtësve shqiptarë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani duket se janë kthyer në objektiv për klubin zikaltër që në vitet e fundit ka investuar jo pak në futbollistët e rinj në moshë. Me Rrahmanin dhe Kumbullën, drejtuesit shpresojnë që të bëjnë dy goditje që mund të rezultojnë si Milan Skriniar, i afruar pa bujë nga Sampdoria por që tani është kthyer në më të rëndësishmin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan