Dy ekipet rivale të Grupit A përballen të dielën, Besëlidhja e Kastrioti rikthen duelin tradicional

Besëlidhja pret të dielën në fushën e vet, rivalin dhe skuadrën e vendit të parë të Grupit A të Kategorisë së Parë, Kastriotin e Krujës që deri më tani nuk ka asnjë humbje dhe është një nga skuadrat më solide.

Lezhjanët e kanë nisur garën me pretendime dhe synimi i tyre është që të ngjiten në elitë, ndërsa këtë javë ata duket se kanë një shans në fushën e tyre me krutanët.

Besëlidhja pavarësisht se po kalon disa probleme bashki-presidencë, sërish nuk heq dorë nga synimet që ka këtë sezon.

Lezhjanët janë në vend të dytë në tabelën e renditjes dhe kanë aktualisht 18 pikë, ndërsa krutanët e Ramadan Ndreut janë në vend të parë dhe kanë 24 pikë. Të dyja ekipet duhet thënë se falë kualiteteve që kanë në gjirin e vet janë duke i dhënë bukur dhe rivalitet garës në Grupin A, ndonëse rivalë janë dhe Erzeni e Korabi.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan