

Marash Kumbulla vazhdon të mbetet jashtë skuadrës së Veronës. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje në ndeshjen e kampionatit italian ndaj Breshias para një muaji. Edhe pse pritej që koha e rikuperimit të ishte më e shpejtë, sërish për të mos rrezikuar asgjë, është preferuar që 19-vjeçari të mos zbresë në fushë.
Mirëpo, në ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Atalantës së Gjimshitit, Kumbulla duhet të bëhet gati pasi ekipi i tij ka një tjetër mungesë në repartin difensiv. Vetëm kthimi i shqiptarit mund të qetësojë trajnerin Juriç, aq më tepër kur ekipi vjen pas humbjes me Romën.
Kumbulla ka qenë autor i një kampionati të shkëlqyer deri në këto momente, ndërsa ka marrë vlerësime në masë dhe gjithashtu me paraqitjet e tij ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha si Juventusi, Napoli apo edhe Fiorentina të cilat e kanë nën shënjestër. /Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
VIDEO / Surpriza për dy djemtë që i shpëtuan tragjedisë në Thumanë, takojnë Ronaldon e Bufon
Pak momente gëzimi për Aurelin dhe.
“Lutuni për Shqipërinë”, java në kampionatin rumun nis me parullën e solidaritetit
Ndeshjet e javës së 20 në.
Sejdini: Partizani-Kukësi për titull. Bylisi i dha bukuri Superiores, bravo Skënderbeu
Faruk Sejdini, ish-trajner në shumë skuadra.
Leave a Comment