Dueli i shqiptarëve në Serinë A, ja notat për Gjimshitin dhe Emanuele Ndoj

Në ditën e djeshme, kalendari i Serisë A rezervonte derbin mes Breshias dhe Atalantës. Por, në fushë ishte edhe një mini derbi mes shqiptarësh. Bëhej fjalë për Berat Gjimshitin e Atalantës dhe mesfushorin Emanuele Ndoj të Breshias.

Në fund ai që triumfoi ishte mbrojtësi i bergamaskëve, ndërsa mesfushori u detyrua të pranonte verdiktin e fushës. Sakaq, Gjimshiti u aktivizua për të gjithë ndeshjen, ndërsa ndeshja e Ndojit zgjati deri në minutën e 64. Sa i përket notave pas sfidës, “Eurosport”, është treguar më i ashpër me Ndojin duke vlerësuar me notën 5, ndërsa paraqitja e Gjimshitit ka qenë te mesatarja, e vlerësuar me notën 6.

“ Nuk ndihet prezenca e tij në mesfushë. Vihet re vetëm për disa topa të humbur shumë thjeshtë”, shkruhej për paraqitjen e Ndojit. “ Pak i ngacmuar nga sulmuesit e Breshias, luan një ndeshjet të zakonshme. Gjysmë vote më pak për kartonin e verdhë në faullin e shkaktuar ndaj Tonalit, i cili e kaloi në një kundërsulm”, ishin fjalët nga “Eurosport” për ndeshjen e Gjimshitit. /Egi Çabeli-VipSport.al/