sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duel i veçantë për Inzagin, të shtunën kundër Juves për rekordin e një juventini

Dita e shtunë do të jetë shumë e veçantë për Simone Inzagin në pankinën e skuadrës së Lacios. Trajneri i bardhekaltërve do të luajë kundër Juventusit një ndeshje që vlen shumë për të treguar se sa para ka bërë kjo skuadër, por edhe për të arritur një rekord që mund ta bëjë atë teknikun më të suksesshëm në historinë e klubit ku drejton.

Sipas statistikave që ka aktualisht, ai është vetëm një fitore larg rekordit që mbahet nga një trajner i cili ka qenë legjendë si futbollist te Juventusi, Dino Zof. Ky i fundit ka fituar 73 ndeshje si trajner i Lacios, duke qenë më i suksesshmi në histori, ndërsa Simone Inzagi është ndalur të shifra 72 dhe po synon parakalimin.

Pas teknikut aktual, vijojnë të shkëputur me diferencë emra të njohur, mes të cilëve edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja. Erikson mban vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohëve me 63 fitore, ndërsa më pas janë Rosi (60), Reja (55), Sperone (54), Maestreli (50), Zeman (42), Viola 37 dhe Pioli (32). /vipsport.al/