Dovedan me gjysmë skuadre në Vlorë, thërret në ndihmë të rinjtë e U-19

Bylisi luan nesër në Vlorë, por trajneri Dovedan ka shumë mungesa titullarësh. Duke filluar që nga Ymeralilaj, Bicaj, apo dhe Janku, Mëllugja e Murataj me katër kartonë të verdhë.

Por, në gjendje jo të mirë janë edhe Opoku e Turabov, ndaj edhe ballshiotët dhe trajneri Dovedan ka afruar në stol disa lojtarë nga të rinjtë, ku bine në sy: Mehmetaj apo dhe Saliaj e Kosti apo ndonjë tjetër. Nga lojtarët me eksperiencë, në stolin e rezervave janë Miraka, Celis apo Antoni.

“Luajmë një ndeshje delikate, për vetë situatën që kemi, por edhe duke ditur gjendjen e  kundërshtarit, megjithatë ne synojmë 3 pikët’, është shprehur trajneri i ballshiotëve.

E.Saliu/Vipsport.al/