Donacioni bujar i Eros Grezdës, futbollisti i çudit të gjithë në emision

Edhe Eros Grezda rreshtohet në listën e atyre që po japin kontributin e tyre për rindërtimin e shtëpive të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka çuditur të gjithë sot duke telefonuar në një emision televiziv për të bërë një donacion bujar.

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, po mblidheshin fonde për të gjithë viktimat e tërmetit, fonde që do të përdorën më pas për të kthyer sadopak në normalitet jetën e disa prej tyre. Njerëz të ndryshëm telefononin dhe premtonin shuma të cilat më pas kalonin në llogaritë e një fondacioni që do të jetë pjesë e rikonstruksionit.

“Përshëndetje, jam Eros Grezda. Dua të dhuroj 10 mijë paund për viktimat e tërmetit”, ishte telefonata e papritur që çuditi të gjithë në studio. Një donacion bujar nga futbollisti i cili nuk ka ngurruar t’i qëndrojë përkrah bashkëkombësve të tij. /vipsport.al/