Derbin e kryeqytetit e drejton përsëri Jorgji, në tre të fundit me të u pa vetëm 1 gol

Enea Jorgji kthehet përsëri të drejtojë derbin e kryeqytetit. Bilbili elbasanas, i vlerësuar si gjyqtari më i mirë me stemën e FIFA-s, do të ketë detyrën që të zgjidhë këtë sfidë delikate, që sheh skuadrat në pozita mjaft të ndryshme në klasifikim, edhe pse të dyja vijnë nga humbje në kampionat.

Në një nga këto humbje, ajo e Tiranës ndaj Kukësit ishte Jorgji që gjykoi sfidën, ndërsa ndeshja e fundit e këtij sezoni me Partizanin është ai barazim i papritur 1-1 përballë Flamurtarit një muaj më parë.

Jorgji ka drejtuar shpesh derbin gjatë karrierës së tij por bie në sy se në tre herët e fundit që ka drejtuar këto dy skuadra në sfidën ndërqytetase në kampionat, kanë munguar golat. Në nëntor 2016 sfida u mbyll 0-0, ashtu si në fillimin e marsit 2019. I vetmi gol i parë me Jorgjin në vitet e fundit është në ndeshjen e ndërmjetme, atë të nëntorit 2018, që u mbyll 1-0 me golin e Esat Males në pjesën e parë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan