Demi tregon solidaritetin e derbit dhe zbulon: Partizanit i mora veç stemën, nga janari te kompleksi i ri

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka zbuluar sot disa nga detajet e derbit që do të zhvillohet këtë fundjavë, me iniciativën e rëndësishme të solidaritetit për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Në një intervistë për “Top Channel”, ai ka zbuluar edhe disa informacione të rëndësishme rreth të ardhmes së klubit.

Akordi për derbin në “Air Albania”
“Ishte mes Federatës dhe nesh, ata na bënë një propozim e ne i kemi bërë propozimin tonë, u morëm vesh. Është marrë drejtori me këtë punë, por të them më shumë nuk e di, por di që minimumi 50% e të ardhurave do të jenë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Këtë e kemi vendosur në bashkëpunim me FSHF pasi edhe kjo e fundit do të marrë të ardhura. I bëj thirrje të tregojnë edukatë të dy tifozeritë se mendoj se do të ketë shumë familjarë, jo vetëm për derbin, por edhe për kuriozitetin për të parë stadiumin”

Si e pret derbin
“Si çdo ndeshje,  si ndeshjen me Bylisin. E pres me kënaqësi,  se derbi është derbi, është akoma herët për të folur për mbrojtje titulli kampion. Kam besim, kemi një ekip të mirë, me pak oshilacione. Ndoshta me një sistemim të më të mirë të punëve të stafit teknik mendoj dhe kam shumë besim që do të ecim përpara”.

Kompleksi i ri i klubit
“Është pjesa më e rëndësishme por siç e dinë të gjithë unë vetëm një stemë i kam marrë Partizanit. Kështu që jemi në fund e unë vetë po merrem me këtë punë. Shpresojmë që të eci mirë. në fund të janarit besojmë se do të bëjmë ndeshjet atje, por minimalisht të stërvitemi te kompleksi ynë”. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan