Demi: Me fanellën e Partizanit askush nuk bën çfarë të dojë, jemi historia e Shqipërisë

Partizani luan nesër në derbi kundër Tiranës dhe në prag të këtij takimi, presidenti i të kuqve Gazment Demi është entuziast për skuadrën e tij dhe ka besim se është një skuadër më e mirë se e vitit të shkuar. Sa i përket ndeshjes, ai u shpreh se 90 minutat vendosin teksa ka edhe rezerva për ndeshjen në Ballsh apo edhe futbollistët që nuk i binden klubit.

“Si gjithmonë pres që të fitojmë. Dëshira është të fitojmë, megjithatë rezultatin e përcakton 90 minutëshi dhe si do paraqiten çunat në fushë.

Në ndeshjen me Ballshin, pjesa e dytë ishte, mund të them realisht dizastër. Kam folur edhe me çunat, ata bëjnë edhe justifikimet e veta, jo fusha, terreni, ç’rëndësi ka, por ishte një Partizan që më la shije të keqe. Mendoj ta kemi mbyllur atje, sepse ekipi i ka të gjitha kushtet. Edhe stolin e ka më të fortë se vjet. Sot isha tek ekipi, ishin entuziastë, shpresoj që të shkojë me sukses.

Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë pak ‘llapa llapa’ shumë.

Lerda? Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze”, tha Demi. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan