De Ligt kujton momentet emocionuese në karrierë, mbrojtësi: Nëse nuk bëhesha futbollist, do isha si Raiola

Matijs De Ligt u dekorua në mbrëmjen e Topit të Artë si futbollisti më i mirë në moshën 21-vjeçari. Holandezi këtë sezon ka bërë hapin e madh në karrierë teksa u transferua nga Ajaksi te Juventusi për shumën e 75 milionë eurove. Në një intervistë për “France Football”, holandezi kujton edhe disa nga momentet më emocionuese deri në këtë pikë të karrierës, si dhe sezonin më të mirë. “ Patjetër, sezoni i kaluar ishte më i miri. Nga fillimi dhe deri në fundin e tij. Ma Ajaksin fituam kampionatin dhe Kupën e Holandës, ndërsa shkuam shumë pranë finales së Ligës së Kampionëve. Ishte si përrallë.

Më emocionon shumë edhe grumbullimi i parë me Kombëtaren në moshën 17-vjeçare. Mbaj mend që isha dukë ngrënë mëngjes te qendra e të rinjve të Ajaks dhe trajneri më tha se duhej të flisnim. Mendova se çfarë kishte, më pas më tregoi se më kishte grumbulluar Kombëtarja A. Mendova se po bënte shaka. Shkova dhe e kontrollova menjëherë në internet. E pashë që ishte e vërtetë, emri im ishte aty në listë. Ndërkohë, telefoni im shpërtheu nga mesazhet. Menjëherë telefonova babin tim. Është një nder të luash për Holandën dhe ta bësh atë në moshën 17-vjeçare.

Të jem i sinqertë isha shumë i surprizuar. Nuk e mendoja se do të më merrnin aq të ri, por isha gati. Profesioni nëse nuk do ishte bërë futbollist? Nëse nuk bëhesha futbollist, do të isha një agjent si Mino Raiola. Do të mundohesha ta mundja atë. Duke lënë shakatë mënjanë, nuk e kam menduar asnjëherë se çfarë profesionin do kisha nëse s’do bëhesha futbollist. Kjo sepse isha i fiksuar me idenë për t’u bërë futbollist”, u shpreh De Ligt.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan