De Biazi sot vëzhgues në tribunë, kandidat kryesor për të drejtuar një kuqezi në Serinë A

Xhani De Biazi kthehet përsëri mes kandidatëve për të marrë drejtimin e një klubi në Serinë A. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka qenë sot në tribunë në ndeshjen mes Spal dhe Breshias, pasi është kandidat kryesor për t’u ulur në pankinën e skuadrës së Eterit Berishës.

Spal u mund sot nga Breshia me shifrat 1-0 dhe rrezikon seriozisht që të mbetet në grupin e ekipeve që mund të bien nga Seria A. Trajneri Leonardo Sempliçi, duket gjithnjë e më shumë drejt largimit nga klubi, edhe pse e mori atë në Lega Pro në vitin 2014 dhe e ngjiti deri në Serinë A.

Tifozët mendojnë se skuadra nuk po shpreh potencialin e saj dhe klubi ka filluar të shohë alternativa të tjera, me De Biazin mes emrave kryesorë për t’u ulur në stolin e një klubi të cilin e ka drejtuar 20 vite më parë, në sezonet 1997-1999, në fillimet e tij si trajner. Ish-tekniku i kuqezinjve ishte sot në tribunë, ashtu si edhe Xhixhi Del Neri, një tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës nëse vendoset që të ndryshohet trajneri. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan