sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Daja: Sot nuk kishte humbës, fitoi solidariteti dhe jeta sportive në Durrës

Skënderbeu u mund të Durrës nga Teuta në javën e parë pas tërmetit. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh se sot në Durrës fitoi jeta sportive. Ai u ndal edhe te analiza taktike dhe nxori në pah shumë probleme që ka hasur te skuadra e tij në këtë ndeshje.

Sot nuk bëmë mirë në krahasim me dy fitoret e fundit sepse kemi pasur entuziazëm dhe duhej të ishim dyluftues. Vendosi një moment shpërqendrimi nga një anësore dhe u kujdesëm për topin e parë por harruam të dytin. Ne kemi pasur armën tonë të mirë sulmin e shpejtë sepse sulmuesit tonë nuk ishin të shpejt sot për kundërsulm. Teuta u hodh në kërkim të golit dhe lejonte zona mbrapa. Na erdhi keq sepse humbëm ndeshje që nuk duhej dhe tani thua që futbolli shpreh solidaritet.

Kemi dashur ta fitojmë por në fund fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës, fitoi solidarizimi. Sot nuk kishte humbës. E them këtë pas ndeshjes sepse gjatë ndeshjes doja të fitonim.

Besoj se kemi filluar mirë sepse kontrolluam lojën mirë. Kemi pasur situatat tona dhe duhej të lëviznim më shpejt, na mungoi loja e mirë e Gripshit që është pika kryesore në sulm por nuk ishte në gjendjen më të mirë. Shpejtësia e Ndekit ishte sepse i thamë pas shpine dhe i kërkova të tërhiqet. Gripshi, Bregu dhe Ndeki janë të mirë teknikisht por të mundesh nga një episod nuk është pozitive por do të rikthehemi për të luftuar deri në fund sepse edhe 3 ndeshje mbylla gjysma dhe do të kërkojmë të ecim para.

Në sulmet ku mund të shfrytëzonim, duhej të ishim më altruist. Ndeki e rriti lojën në pjesën e dytë dhe ndërrimin e parë e vonuam sepse mund të hiqnim Ndekin por pamë edhe lojtarë të tjerë me probleme dhe qëndroi deri në fund, sepse pjesën e parë thuajse nuk ishte në fushë.

Kemi ndryshuar strategji por sot në fushë kishte 3 lojtarë të rinj nga 18 dhe 19 vjeç. Me mungesën e eksperiencës, kemi kërkuar të jemi agresiv por kemi pasur probleme në mbrojtje. Kemi një miksim të atyre me eksperiencë dhe atyre të rinjve.

Merkatoja dhe largimet? Po i ndaj gjërat. Nëse do të kemi kërkesa të arsyeshme për klubin sepse unë jam trajner dhe jo drejtues. Unë dua sa më shumë lojtarë me cilësi por do të shohim me kujdes për oferta pozitive dhe me buxhetin nga dalja në merkato e disa lojtarëve, t’i zëvendësojmë me cilësi dhe jo numër. Janari nuk ofron shumë alternativa pozitive sepse kanë rezultuar jo efikas në vite.

Kartonët e verdhë? Ndeshja ishte korrekte dhe jo vetëm nga gjykimi. Mund të shmangeshin kartonët sepse në një terren në këtë butësi, sigurisht që dy luftimet janë më të ashpra dhe mund të eliminohej ndonjë karton i verdhë por nuk ndikoi fare gjykimi. Gjykimi ishte goxha korrekt”, tha Daja. /VipSport.al/