Disiplina / Çështja e ambulancës, FSHF kërcënon Partizanin!

Në ndeshjen me Laçin, ku Partizani fitoi me rezultatin 1-0 ndeshja nisi disa minuta me vonesë për shkak se në stadium nuk po paraqitej autoambulanca. Ndaj edhe Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të paralajmëroj klubin e kuq, se në rast se përsëritet historia ashtu si në javën e shkuar, atëherë, skuadra e kuqe mund të ketë masa konkrete.

Ndërkohë, Disiplina është ndalur më shumë në Kategorinë e Dytë dhe tek moshat duke marrë vendimet si më poshtë:

1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Dytë, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të Nenit 65 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 117 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

4. Lojtari i KF Gramozit, Enea Mydini, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i Këlcyrës Nazmi Gaba, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Çuko, për goditje me grusht të kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të Nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambientin përreth fushës.

7. Sh.S Albpetrol, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës, si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U-17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

9. Rrëzimin e kërkesës së KF Dinamo U-19 si të pa bazuar në KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U-17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

E.S./Vipsport.al/