sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bylisi me probleme ndaj Flamurtarit, e sigurt mungesa e tre futbollistëve

Bylisi ia doli të merrte një fitore me shumë vlera në ndeshjen e djeshme të kampionatit. Ballshiotët mposhtën në shtëpi Partizanin me rezultatin 2-1.

Por, suksesi ka ardhur me një kosto të lartë pasi si pasojë e ndëshkimit me karton të verdhë, tre titullarë të skuadrës nuk do të jenë të pranishëm në takimin e radhës në kampionat, atë ndaj Flamurtarit në transfertë. Kështu, tekniku Veljko Dovedan duhet të llogarisë në mungesën e Jankut, Murataj dhe Mëllugjës.

Ndërkohë, tre futbollistëve i shtohet dyshimi edhe për aktivizimin e mbrojtësit Ditmar Bicaj, i cili pësoi një dëmtim dhe u detyrua ta linte fushën para kohe. Kështu, Dovedan i duhet të improvizojë jo pak me formacionin titullar ndërsa synon të vazhdojë ecurinë pozitive për të qëndruar në pjesën lart të klasifikimit. /Egi Çabeli-VipSport.al/