Bylisi, me një tjetër mungesë të sigurt ndaj Partizanit

Situatë problematike, tashmë paraqitet për mbrojtësin Franci Ymeralilaj në radhët e skuadrës ballshiote, aty ku Bicaj e Antoni po shkojnë drejt formës së tyre më të mirë.

Dëmtimi që pësoi në testin e tri javëve më parë në Gjirokastër, pritet që të përcaktohet brenda kësaj jave, duke qenë se këmba ka pasur enjtje dhe nëse do të duhet ndërhyrje apo lojtari do ta kalojë me pushim absolut deri në rikuperimin e  plotë.

Por, me shumë gjasa nesër do të ketë edhe një rezonancë, duke qenë se këmba ka pasur përmirësime dhe grada e dëmtimit do të duket edhe më mirë për 24-vjeçarin nga Ballshi. Ymeralilaj, para se të dëmtohej numëronte 12 ndeshje si titullarë dhe një nga lojtarët që tregoi një formë në rritje në formacionin e mallakastriotëve në linjën e djathtë.

Në Ballsh pritet shumë nga sulmi në sfidën ndaj të kuqve. Është parë që peshën e ofensivës e mban vetëm Saliu Guindo, ndërkohë që gola kanë shënuar edhe Ntepe apo Murataj.

Në Gjirokastër shënuan edhe lojtarët ofensivë, Celis e Qardaku. Prej të dyve pritet dhe më shumë duke parë minutat që ata janë aktivizuar. Goxhaj e ka bërë mirë edhe sulmuesin te ballshiotët.

E.Saliu/Vipsport.al/