sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bufon për rekord, tani është “Plakushi numër 2” në historinë e Ligës së Kampioneve

Xhanluixhi Bufon ka hyrë sot në historinë e Ligës së Kampioneve, duke vendosur një rekord personal të cilin shpreson ta thyejë përsëri në të ardhmen. Tashmë ai është lojtari i dytë më i vjetër në moshë që luan në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, i lënë pas vetëm nga një bashkëkombës i tij.

Duke luajtur sot përballë Bajer Leverkusen, Bufon shkroi emrin mes atyre të aktivizuar në moshën 41 vjeç e 317 ditë, duke qenë tashmë i dyti bë renditjen e “plakushëve” të turneut. I vetmi që ka luajtur në një moshë më të madhe është  italiani Marko Balota.

Ky i fundit, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme te Lacio u kthye nga portier i tretë në portier të parë në vitin 2007 dhe luajti në Ligën e Kampioneve ndaj Real Madrid kur ishte në moshën 43 vjeç e 252 ditë. Kjo duket një moshë e paarritshme për Bufon dhe për çdo futbollist tjetër, një rekord që vështirë se do ta thyejë ndokush tjetër në historinë e turneut. /vipsport.al/