Bufon dhe hakmarrja për vitin 2001 te Juventus: Më vjen keq për Interin ne Champions

Xhanluixhi Bufon është kthyer përsëri në fushën e lojës në Ligën e Kampioenve, aty ku është një ndër 10 futbollistët më të aktivizuar të të gjithë kohëve, duke përfituar nga fakti se Juventusi ishte kualifikuar dhe Shçzesnji mund ta bënte pushim duelin ndaj Bajer Leverkusen. Ajo ishte një sfidë të cilën portieri e ka shijuar pasi bardhezinjtë fituan 2-0 e ai kishte një arsye tjetër për të festuar më shumë, pasi ishte një hakmarrje e vogël.

“Transferta në Gjermani shkoi mirë dhe jam me të vërtetë i lumtur për të gjithë grupin tonë. E kisha thënë që pas ndeshjes me Atletikon që nuk do të shkonim në Leverkusen për pushime, edhe pse kishim siguruar vendin e parë. Kemi treguar edhe një herë se nëse përballojmë ndeshjet me sjelljen e duhur, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Jam i lumtur personalisht për këtë rezultat, edhe për faktin se fshin atë humbje që pësuam në vitin 2001 që na solli eliminimin nga Champions në vitin tim të parë te Torino”, ishin fjalët e Bufon.

Më pas, ai u kushtoi një mendim edhe skuadrave të tjera italiane që vijojnë rrugëtimin ashtu si Juventusi. “Në pritje të shortit të së hënës, dua t’i bëj personalisht komplimente Napolit dhe Atalantës për kalimin e turit, më vjen keq për eliminimin e Interit, do të kishte qenë fantastike për të gjithë futbollin tonë nëse do të kalonin 4 skuadra”, tha Bufon. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan