Braziliani i Vllaznisë mban në panik shkodranët, por trajneri konfirmon rikthimin

Braziliani Hygor ka katër javë që është larguar me lejen e klubit për dy javë drejt shtetit të tij, Brazilit për arsye familjare. Mirëpo, ai e shtyu lejen edhe për një javë.

Pak ditë më parë,ai hodhi një foto ku ndodhej bashkë edhe me familjarët e tij, ndërkohë që në start ndodhej nëna e sam urë, për të cilën braziliani edhe u largua drejt vendit të tij.

Mirëpo, shumë zëra thonë se ai nuk rikthehet më në Shkodër. Në konferencën e sotme, ndër të tjera, trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz tha se ai  do të rikthehet, madje me shumë gjasa në ditët e para të janarit do të jetë në Shkodër.

Jonuz theksoi se ka folur edhe me menaxherin e mesfushorit, i cili i ka siguruar rikthimin e tij te kuqeblutë në janar.

E.S./Vipsport.al/