“Black Friday” me Lukakun dhe Smolling protagonist, titulli i gazetës në Itali shkakton polemika

Çështjet e diskriminimit racor janë duke u kthyer në një problem serioz në Itali. Në këtë sezon të Serisë A janë përsëritur disa raste ku tifozët në tribuna kanë lëshuar koret raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë.

Pre e tyre kanë qenë Baloteli apo edhe Lukaku. Pikërisht, me sulmuesin e Interit lidhet edhe rasti i fundit, i cili është kthyer në një skandal në Itali. Një nga gazetat më të mëdha sportive në vend “Corriere Dello Sport” kishte vendosur ta hapte sot gazetën me titullin “ Black Friday”, (e premtja e zezë), ndërsa në foto ishin Lukaku dhe mbrojtësi Kris Smolling.

E gjitha kjo referuar ndeshjes së të premtes në Serinë A mes Interit dhe Romës. Komentet negative kanë qenë të shumta, ndërsa ky titull provokativ ka dhënë një mesazh të gabuar. I ashpër ishte edhe reagimi i gazetarit italian Mario Boneti, i cili shprehet i turpëruar me këtë titull.  /Egi Çabeli-VipSport.al/