Birçe: Partizani ka shansin ta fitojë derbin, të shfrytëzojë krizën e Tiranës

Bejkush Birçe, ish-drejtues te të kuqtë, por edhe në ekipin kombëtar, analizon derbin dhe sipas tij, edhe në sfidën që do të luhet të premten në orën  19:00, skuadra e kuqe ka shanse të mëdha që ta fitojë edhe këtë derbi.

Në një intervistë ekskluzive për “Rtshsport”, Birçe ka pohuar: “Partizani është një ekip që lëviz mirë, por me sulmin është keq. Tirana e ka ekipin, ata janë ekip me faza, njëherë luajnë mirë e njëherë jo”.

Lojtarët

Sipas Birçes, që ka një jetë në futboll, të dyja skuadrat kanë kualitete brenda tyre, por edhe diferencat janë të vogla. “Ka lojtarë të mirë, pastaj për mua Partizani dhe Tirana nuk kanë dieferenca të mëdha”.

Favorit

Në fund, Birçe e thotë hapur se kush është më i favorizuar në këtë derbi. “Partizani është i favorizuar sepse Tirana është e përfshirë nga këto momente jo të mira ku flitet për lëvizje trajnerësh, apo krizën rezultateve, prandaj edhe duhet që Partizani të jap më të mirën dhe ta shfrytëzoj këtë moment “jo” të Tiranës”.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan