sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Besnikëria e Di Natale: Kam vetëm një ëndërr, Juventusin do ta refuzoja sërish

Antonio Di Natale është padyshim një nga futbollistët që ka dhënë më shumë për futbollin italian dhe thuajse të gjithë karrierën e tij, ai ia ka kushtuar Udinezes. Sulmuesi që shënonte 191 gola me Udinezen, tashmë ka një ëndërr dhe që lidhet sërish me këtë skuadër, por këtë radhë kërkon të rikthehet si trajner.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ai shprehet se është ëndrra e tij që të jetë trajner i Udinezes ndërkohë që flet edhe për kohën kur ka refuzuar një ofertë të Juventusit. Di Natale tregon besnikëri karshi tifozerisë duke u shprehur se edhe sot, do ta refuzonte një ofertë të tillë.

“Të trajnoj Udinezen është një tjetër ëndërr e imja. Fillimisht dua të përmirësohem edhe më shumë pa e djegur kohën dhe të mundohem të fitoj sa më shumë eksperiencë duke u marrë fillimisht me fëmijët. Gjithmonë e kam thënë dhe e them se dëshira ime ishte të qëndroja gjithmonë te Udineze. E kam refuzuar dhe do ta refuzoja sërish Juventusin edhe pse është një nga skuadrat më të forta në Itali. Kur ndjek zemrën, nuk mund të mendosh asgjë tjetër. Zgjedhja ime ishte për fansat, familjen dhe klubin”, u shpreh Di Natale. /Erjon Allaraj-VipSport.al/