Berisha nuk e bën pushim as mesjavën, Spal siguron duelin me Milanin në Kupë

Mesjava ka qenë e zënë për Etrit Berishën, i cili është kthyer në fushën e lojës sot me skuadrën e Spal, por jo për Serinë A. Portieri i përfaqësueses shqiptare ishte protagonist në fushë me fanellën e klubit të qytetit të Ferrarës në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku u vu përballë Leçes dhe ku fitoi me nëj rezultat të thellë.

Pakkush e priste dominimin e Spal në pjesën e parë të sfidës, ku gjeti 4 herë rrugën e rrjetës me Igor, Paloski, Murxhia dhe Çionek. Reagimi i Leçes erdhi vetëm në fillimin e pjesës së dytë me Imbula, por në fund të sfidës kishte kohë edhe për golin e Flokarit nga vendasit duke vulosur suksesin 5-1 që garanton kalimin e turit për Spal.

Tashmë skuadra e Berishës ka një emër më prestigjioz përballë në turin tjetër, ajo do të ndeshet me kuqezinjtë e Milanit për të siguruar një vend mes 8 ekipeve më të mira të këtij turneu. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan