Bejl i hedh benzinë zjarrit: E dija që do të krijoja polemika me atë flamur, thjesht po festoja

Garet Bejl u bë protagonist pak ditë më parë me Uellsin, duke publikuar një foto me flamurin e kombit të tij, në të cilin kishte shkuar Uells, Golf dhe Madrid. Në këtë dedikim kishte renditur sipas radhës gjërat më të rëndësishme në jetë dhe krijoi shumë [polemika për faktin se golfi ishte para Realit.

Në një intervistë për “BT Sport”, ai u shpreh se e dinte që do të krijonte polemika të shumta për festimin por shton se qëllimi nuk ishte i tillë. Ndërkohë, Bejl u ndal edhe te Totenhemi duke u shprehur se Murinjo është trajneri i duhur.

“Nuk mund ta mohoj se e dija që do të kishte shumë polemika. Por, unë thjesht isha duke festuar me shokët, me tifozët dhe me miqtë e mi. Ishte flamuri i Uellsit aty. Kur ke tifozët kundër për herë të parë të shqetëson, por më pas mësohesh.

Totenhemi? Ata duan të fitojnë trofe. Nuk mendoj se ka një njeri më të mirë se Murinjo për të bashkëpunuar dhe për të çuar deri në fund synimin që ke”, u shpreh Bejl. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan