sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Batha: U thashë shokëve që do isha shqiptari i parë që shënonte këtu, më uroi Mema

Idriz Batha do të mbahet mend në historinë e stadiumit të ri “Air Albania Stadium” duke shënuar golin e parë në një derbi me fanellën e Tiranës. Pas ndeshjes, e cila ka qenë e veçantë për Bathën, duke ditur faktin se te Partizani është rritur dhe ka spikatur:  “Në ndeshje derbi normalisht që vlerësimi është maksimal. Normalisht ndihem mirë që jam lojtari i parë që shënoi në derbi. Unë isha në dhomë me shokët e ekipit dhe iu thash që do shënojë. Do jem shqiptari i parë që do shënojë në “Air Albania”.

Emocionet

“Ishte një ndjenjë e bukur, sepse ishim në krahun që kishim tifozët tanë. E ndjeva pak a shumë golin, duke njohur mirë edhe Torrasën, sepse e kam luajtur me të te Partizani, por edhe te Flamurtari. Në fushë më duket vetja shumë i nxehtë, aq më tepër në derbi. Eksperienca bën të vetën. Nuk është se luajtëm në mbrojtje, nga minuta e 50-60-të ne kishim iniciativë dhe zotërim topi.”.

Tifozët

“Në momentin që shënova nuk i mendova fare tifozët e Partizanit. Gjithmonë do t’i respektoj tifozët e Partizanit, kam kaluar shumë vite, por edhe të ekipeve të tjera ku kam luajtur. Tifozët e Partizanit dihet që më kanë dashur dhe unë i respektojë”.

Trajneri

“Ekipi ka nevojë për trajner. Ndoshta dhe Egbo mund të jetë trajneri. Në një derbi, janë edhe lojtarët që bëhen trajnerë në fushë dhe nuk mund ta gjykojmë Egbonë nga një derbi. Kanë merita edhe Mema dhe Ahmataj. Kam marrë sms urimi nga trajneri Mema dhe i jam mirënjohës”, – tha Batha në fund të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsport.al/