Batha: Me Kukësin edhe mund t’ia dalim, një fitore kthen qetësinë

Dy javët pa zbritur në fushën e lojës i kanë dhënë mundësinë Tiranës që të shkojë disi më e qetë në takimin e rëndësishëm të kësaj jave kundër Kukësit. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe mesfushori Idriz Batha, i cili ka bindjen se tanimë e keqja ka kaluar dhe se lojtarët do të dinë të reagojnë që nga ndeshja e radhës.

“E kemi kaluar edhe për faktin se kemi kaq kohë që jemi pa ndeshje, ekipi ka marrë veten dhe  nuk i mungon eksperienca e duhur për të kaluar këto situata të vështira. Me pak fat shpresojmë që me një fitore të rikthehet përsëri qetësia”, tha ai për RTSH.

Ndeshja e radhës, ku do të kërkohet kjo fitore, është ndaj një rivali të vështirë dhe që ka pretendime të mëdha, ashtu si bardheblutë. “Është ndeshje e vështirë sidomos kundër Kukësit, një ekip që ka kaq vite që është në krye të klasifikimit të kampionatit shqiptar. Por duke njohur forcën e ekipit tonë e duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, edhe mund t’ia dalim. Nuk e di çfarë mund të bëjmë ndryshe, por e rëndësishme është të japim maksimumin. Nëse japim maksimumin në fushën e lojës pastaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë më shumë se kaq”, tha Batha. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan