Barcelona e relaksuar para Interit, Mesi nuk e merr mundimin të udhëtojë. Katalanasit grumbullojnë lojtarë nga akademia

Barcelona luan mbrëmjen e nesërme ndaj Interit, ndeshjen përmbyllëse të fazës në grupe sa i përket Ligës së Kampionëve. Katalanasit, ndryshe nga kundërshtarët e tyre zikaltër, janë të relaksuar teksa kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Tekniku Ernesto Valverde ka luksin madje të lejë pushim për këtë ndeshje, Lionel Mesi.

Ylli argjentinas nuk do të udhëtojë fare në Itali, ndërsa do ta shfrytëzojë si një ditë pushimi për të rikuperuar energjitë dhe do t’i ndjekë shokët nga televizioni. Të njëjtin plan kanë edhe mbrojtësi Pikë me mesfushorin Serxhi Roberto, të cilët gjithashtu nuk kanë udhëtuar me skuadrën.

Ndërkohë, jashtë skuadre për shkak dëmtimi mbeten Dembele, Xhordi Alba, Artur dhe Semedo. Në këtë formë, katalanasit kanë grumbulluar një tufë me lojtarë nga akademia, si Penja, Perez, Puig, Araujo dhe Morer. Ndërsa, nga minuta e parë në “San Siro” mund të startojë talenti Ansu Fati.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan