Babai i Kiezës del kundër klubit të Fiorentinës, pakënaqësi për klauzolën e re

Federiko Kieza vazhdon të jetë një nga futbollistët më të lakuar në kampionatin italian dhe të shumta janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij. Drejtuesit e Fiorentinës kanë treguar shpesh se nuk kanë ndërmend të largojnë pa marrë shumën të cilën pretendojnë.

Klubi nga Firence ka nisur bisedimet me futbollistin për t’ia rinovuar kontratën edhe për të paktën një sezon ku përfshihet edhe klauzola 100 milionë euro. Ky pretendim i klubit, ka stepur futbollistin që duket se nuk ka në plan të pranojë diçka të tillë.

Edhe vetë babai i futbollistit ka dalë kundër klubit duke iu bërë të qartë se djali i tij nuk mund të ketë një klauzolë të tillë. Ai synon që mesfushori të shitet për një shifër më të lirë të cilën mund ta paguajnë klubet e ndryshme pa hezituat duke qenë i bindur se 100 milionë euro janë shumë dhe është e vështirë të paguhet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan