Autori i golit në fitoren e fundit të Tiranës në derbi, Gilberto largohet nga Drita

I afruar me bujë në merkaton e verës te skuadra e Dritës, Gilberto Fortunato shihej si zgjidhja e sulmit të skuadrës nga Gjilani, megjithatë nuk arriti të adoptohej. Sulmuesi brazilian megjithëse ka shënuar 5 gola dhe 3 asiste në 14 ndeshje, nuk ka bindur dhe tashmë rrugët me klubin janë ndarë.

Mediat në Kosovë raportojnë se kanë qenë vetë drejtuesit e klubit ata që kanë vendosur të largojnë sulmuesin brazilian i cili njihet edhe në kampionatin shqiptar. Sulmuesi 32-vjeçar, ka luajtur në Shqipëri me skuadrën e Flamurtarit dhe Tiranës, e njihet si sulmuesi që ka shënuar gol në fitoren e fundit të Tiranës në derbi.

Tashmë, mbetet të shihet se çfarë do të bëjë me të ardhmen sulmuesi brazilian. Vetëm pak ditë më parë, nga Drita u largua një tjetër futbollist që shkoi nga kampionati shqiptar dhe ishte braziliani Lukas Kardoso ai që nuk i bindi drejtuesit duke u larguar për në Brazil. /Erjon Allaraj-VipSport.al/