As Milan dhe as Bolonja, Ibrahimoviç mund të përfundojë te Napoli

Zlatan Ibrahimoviç mund të kthehet në Itali, por tashmë dualizmit Milan-Bolonja i është shtuar edhe një skuadër e tretë, e gatshme t’i ofrojë suedezit mundësinë të kthehet protagonist edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas “Sky Sport”, në garë për lojtarin ka hyrë në ditët e fundit edhe Napoli, i cili është gati ta bëjë protagonist në pranverë në Ligën e Kampioneve ku kualifikimi është thuajse i sigurt.

Gjithçka ka të bëjë me ofertën ekonomike, pasi Ibrahimoviç nuk kushton lirë. Milani ka ofruar deri tani 3 milion euro në këtë sezon dhe 6 për atë pasardhës, por Ibra kërkon më shumë pasi mendon se ka kapacitetin për të bërë diferencën në Serinë A. Bolonja nuk ka bërë ende një ofertë ekonomike pasi ka varur plotësisht shpresat te Mihajloviç dhe ajo që mund të bëjë trajneri serb për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Napoli, me De Laurentis i cili duket në gjendje që të përmbushë kërkesën bazë të Ibrahimoviç, për 18 muaj kontratë të garantuar e jo në varësi të objektivave të arritur, siç i propozon Milani. Diskutimet vazhdojnë, por afrimi i tij me napolitanët tani është një realitet mëse i mundshëm. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan