Arapi kërkon të motivojë Teutën: Një ëndërr e keqe, ta kalojmë sa më shpejtë duke u përqendruar te kampionati

Teuta ka zbritur që dje në fushën e stërvitjes dhe durrsakët janë skuadra që e ka ndjerë më shumë tërmetin. Trajneri Bledi Shkëmbi dhe drejtuesit janë mundur që të lehtësojnë sadopak lojtarët, ndërsa më shumë që i kanë ndjerë pasojat janë vendasit. Një pjesë e tyre vuajnë pasojat e shumta në dëme materiale duke qenë se edhe banojnë në Durrës…

Renato Arapi, një nga titullarët e Teutës, për “Supersport” flet si si është gjendja e skuadrës në prag të sfidës së radhës me Skënderbeun në “Niko Dovana”. “Ka qenë tragjedi e vërtetë, ka qenë kaos për të gjithë ne. Ka lënë pas dëme të mëdha materiale, u humbën jetë njerëzish dhe me të vërtetë situata ka qenë shumë shumë e vështirë”.

“Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe shpresojmë që ta harrojmë sa më shpejt atë që ka ndodhur dhe duke besuar që të mos na shohin më sytë të tilla situata”, – tha Arapi në mbyllje të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsport.al/