Anglezët të sigurt: Ibra ka firmosur, po kthehet deri në fund të sezonit

Në Angli janë të sigurt, Zlatan Ibrahimoviç ka thënë “po” dhe shumë shpejt do të prezantohet te skuadra e tij e re që është Milani. Sipas “The Telegraph”, një prej mediave më të mëdha në Britaninë e Madhe, sulmuesi ka arritur akordin për të veshur përsëri fanellën e kuqezinjve.

Ai kishte marrë oferta të shumta nga skuadra të ndryshme angleze e jo vetëm, por në fund ka zgjedhur që t’i bashkohet një klubi që njeh mirë si Milani, ku do të kishte një rol më qendror në projekt e mund të vazhdonte edhe pas këtij sezoni. Të dhënat nga Anglia flasin për një marrëveshje paraprake që e lidh atë me klubin Italian deri në fund të këtij sezoni.

Më pas, nëse palët bien dakord dhe arrihen objektivat e përbashkët që kanë vënë, kjo marrëveshje mund të zgjatet edhe për një edicion tjetër, pasi Ibrahimoviç kërkon që të jetë protagonist përsëri në Europë para se të varë këpucët në gozhdë. /vipsport.al/