Ançeloti nuk duron situatën e krijuar te Napoli, merr vendimin për futbollistët

Napoli po kalon një moment shumë të vështirë dhe tashmë nuk sheh fitore në 7 ndeshjet e fundit në kampionat. Së fundmi, skuadra napolitane u mund nga Bolonja në shtëpi me rezultatin 1-2, duke u larguar edhe më shumë nga kryesimi që mbahet aktualisht nga Interi.

Kjo situatë e krijuar në klub, ka bërë që Ançeloti të mendojë një tjetër zgjidhje. Sot në stërvitje kanë qenë vetëm futbollistët të cilët nuk luajtën në mbrëmjen e djeshme kundër Bolonjas, teksa pjesa tjetër e skuadrës do të bashkohet nesër. Mesa duket, urdhri i dhënë pak ditë më parë nga De Laurentis, po shkon në vend këto ditë.

Ançeloti ka vendosur që ta grumbullojë ekipin që ditën e mërkurë dhe pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët do të qëndrojnë në hotel deri në ditën e ndeshjes. Këtë fundjavë, Napoli luan përballë Udinezes në transfertë dhe nuk lejohet një tjetër hap i gabuar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/