Allison i Liverpulit hyn në histori, i pari që bën të tijin trofeun “Jashin”

Allison Beker ka fituar thuajse gjithçka në këtë vit. Fitues i Ligës së Kampioneve me Liverpulin, triumfues në Kupën e Amerikës me Brazilin e së fundmi është dominues i pakalueshëm në kampionatin anglez të futbollit. Tani ai mund të mburret edhe se ka hyrë në histori, duke qenë i pari që bën të tijin trofeun “Jashin”.

“France Football” ka vendosur që të ndajë këtë vit një trofe edhe për portierët dhe i ka vënë emrin e portierit legjendar rus. Në votimin e sotëm, Allison shkroi i pari emrin në listën e fituesve, duke triumfuar përballë emrave shumë të njohur, duke u renditur para Ter Shtegen dhe Ederson, të cilët plotësonin podiumin. /vipsport.al/